Ismaili: BQK-ja do ta ketë në fokus edukimin financiar

Ekonomi

Ismaili: BQK-ja do ta ketë në fokus edukimin financiar

Më: 18 mars 2024 Në ora: 12:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka nënshkruar Marrëveshje të Mirëkuptimit në fushën e Edukimit Financiar me përfaqësuesit e sektorit financiar: Shoqatën e Bankave të Kosovës (SHBK), Asociacionin e Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK) dhe Byronë Kosovare të Sigurimit.

Bëhet e ditur se nënshkrimi i këtij Memorandumi është bërë në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë që po shënohet nga BQK-ja, e përcjellë me aktivitete të shumta në kuadër të Edukimit Financiar.

“Qëllim i këtij Memorandumi është avancimi i gjithëpërfshirës dhe vendosjes bashkëpunimit në fushën e Edukimit Financiar, në mënyrë që të ketë aktivitete të koordinuara dhe bashkërenduara të edukimit si një përgjegjësi e përbashkët midis shumë palëve të tjera të interesit”, thuhet në njoftimin e BQK-së..

Guvernatori Ahmet Ismaili tha se institucioni që ai drejton do ta ketë në fokus Edukimin Financiar, me qëllim të  promovimit të qasjes dhe gjithëpërfshirjes në financa të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

"BQK-ja do ta ketë në fokus Edukimin Financiar, me qëllim të qasjes në financa dhe promovimin e gjithëpërfshirjes financiare, në bashkëpunim me institucionet relevante. Bota po ndryshon shpejt, e ne duhet të jemi në hap me të, ndryshimet e avancuara të teknologjisë informative dhe transformimit digjital, rreziqeve kibernetike, ndryshimet mjedisore e sociale, të cilat janë bërë pjesë e përditshmërisë tonë, e ne duhet të përgatitemi të përballemi me to”, shtoi i pari i BQK-së.

Marrëveshja do të nxis dhe promovojë iniciativa, ngjarje, aktivitete dhe materiale nga fushën Edukimit Financiar (jokomerciale), përmes institucioneve të përfshira. Do të kontribuojë në organizime që rritin njohuritë e qytetarëve mbi produktet dhe shërbimet bankare e të sigurimeve dhe produktet/shërbimet tjera financiare dhe informimin e qytetarëve.

Në këtë njoftim thuhet se përmes Edukimit Financiar dhe Javës Ndërkombëtare të Parasë, synohet të avancohen njohuritë edukative financiare, me qëllim të përmirësimit të njohurive për çështjet ekonomike e financiare për të gjitha grup-moshat e shoqërisë tonë, duke filluar nga fëmijët dhe të rinjtë, për konsumatorët individualë e deri te ndërmarrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat