Ministri Murati priti në takim Ambasadorin e Ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Z. Jonathan Hargreaves

Ekonomi

Ministri Murati priti në takim Ambasadorin e Ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Z. Jonathan Hargreaves

Më: 19 mars 2024 Në ora: 16:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri Murati priti në takim Ambasadorin e Ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Z. Jonathan Hargreaves duke i uruar mirëseardhje dhe përgëzuar atë për misionin e ri diplomatik.

Gjatë takimit, Ministri Murati prezantoi disa nga prioritetet qeverisëse dhe masat e ndërmarra nga MFPT në realizimin e këtyre objektivave. Ndër të tjera, u përmendën masat për punësimin e të rinjve, të grave dhe grupeve të cënueshme të shoqërisë, si dhe politikat për luftimin e ekonomisë jo-formale dhe korrupsionit.

Nga ana e tij, Ambasadori Hargreaves përgëzoi Ministrin për punën e bërë deri më tani veçanërisht në arritjen e stabilitetit fiskal dhe menaxhimin e financave publike. Diskutimi vazhdoi me shqyrtimin e mundësive për bashkëpunim ekonomik, përfshirë investimet në infrastrukturë dhe organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Të dyja palët theksuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme të Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar duke potencuar vullnetin dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat