Nis Forumi ekonomik dhe biznesor Slloveni-Kosovë

Ekonomi

Nis Forumi ekonomik dhe biznesor Slloveni-Kosovë

Më: 22 mars 2024 Në ora: 11:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Kranjska Gora të Sllovenisë ka filluar të mbahet Forumi ekonomik dhe biznesor në mes Kosovës dhe Sllovenisë, në të cilin po marrin pjesë mbi 100 biznese nga të dyja vendet.

Përveç bizneseve nga dy venet, në forum do të ketë edhe biznese nga Polonia. E  gjithashtu do të kenë takime B2B, si mundësi kjo për të zhvilluar kontakte dhe kontrata të reja duke tentuar që të rritet bashkëpunimin biznesor ndërmjet tyre.

Bizneset janë nga sektori i ndërtimtarisë, IT-së, industrisë së drurit, ushqimit dhe atë të turizmit.

Në forum do të jete prezent ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari si dhe homologu i saj slloven, ministri i ekonomisë, Matjaž Han, ndërsa para forumit do të ketë edhe një takim mes tyre.

Po ashtu do të bëhet edhe një prezantim nga drejtori i KIESA-s, Zef Dedaj, për mundësitë dhe përparësitë e Kosovës për investitorët e huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat