Hovenier takon drejtuesit e Odës Ekonomike në Kosovë dhe Serbi – flasin për përmirësim të bashkëpunimit

Ekonomi

Hovenier takon drejtuesit e Odës Ekonomike në Kosovë dhe Serbi – flasin për përmirësim të bashkëpunimit

Më: 25 mars 2024 Në ora: 12:27
Foto nga takimi

Ambasadori amerikan në Pirshtinë, Jeff Hovenier ka takuar përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna dhe atë të Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadez.

Në një postim në “X”, Hovenier ka shkruar se kanë diskutuar për mënyrat e përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve.

“Bisedë e mirë me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike të Serbisë mbi mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve të biznesit kosovar dhe serb në Kosovë dhe Serbi.

Normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve do të rrisë stabilitetin dhe prosperitetin rajonal”, ka shkruar Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat