ATK-ja ndryshon procedurat e Rimbursimeve

Ekonomi

ATK-ja ndryshon procedurat e Rimbursimeve

Më: 26 mars 2024 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se bazuar në Ligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore, i cili ka hyrë në fuqi nga data 28 janar 2024, ka nxjerr Rregulloren me të cilën plotëson/ndryshon procedurat e Rimbursimeve.

Qëllimi i kësaj Rregulloreje të Brendshme ATK për procedurat e Rimbursimeve është që përmes krijimit të procedurave të shkruara të përcaktohen veprimet ligjore që do të ndërmerren në rastet kur bëhet fjalë për zbatimin e dispozitave ligjore për rimbursime të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), Tatimit në të Ardhurat Personale (TAP) dhe Tatimit në të Ardhurat e Korporatave (TAK).

Kjo Rregullore e Brendshme shfuqizon “Rregulloren e Brendshme mbi procedurat e Rimbursimeve Nr.2/2023, të datës 25.09.2023 me Nr. Protokolli 09-06-3613”.

Kjo Rregullore e Brendshme hyn në fuqi në datën e nënshkrimit nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat