​Kurti: Po punojmë për të krijuar një sektor të sigurt të energjisë

Ekonomi

​Kurti: Po punojmë për të krijuar një sektor të sigurt të energjisë

Më: 29 mars 2024 Në ora: 11:39
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se si qeveri po synojnë të krijojnë një sektor energjetik që është i sigurt për qytetarët e Kosovës.

Pas përmbylljes me sukses të procesit ofertues për Ankandin Solar Fotovoltaik (FV) prej 100 megavatëve, të cilën e ka lansuar Ministria e Ekonomisë, ankandin elektronik (e-Ankand) për projektin e parë solar prej 100 megavatë, Kurti tha se me shtimin e këtyre megavatëve do të ulet varësia nga importi i shtrenjtë i energjisë elektrike, ndërsa ka theksuar se për t'i realizuar kapacitetet, kompania fituese sot do të investojë në mbi 70 milionë euro.

Kurti: Kjo energji do të jetë e pastër dhe do të mbrojë mejdisin

"Pesë kompani nga Franca, Turqia, Egjipti, Zvicra e Kosova, të gjitha lidere të sektorit, asnjëra këtu rastësisht. Përgjatë një viti institucionet e Kosovës të udhëhequra nga Ministria e Ekonomisë kanë punuar me mund e nder për të zhvilluar një proces transparent e të drejtë. Rezultatet e kësaj pune tashmë po i gëzojmë me përforcimin e statusit të vendit tonë si destinacion i preferuar për investime në energji falë politikave stabile e ambientit të sigurtë për të bërë biznes. Kapacitetet e energjisë elektrike përkojnë me zhvillimin ekonomik të një shteti. Çdo i ri paraqet një potencial më të madh të prodhimit e të rritjes ekonomike si dhe të përmirësimit të mirëqenies sociale. Synojmë e punojmë të krijojmë një sektor energjetik që është i sigurtë sepse po i shtojmë 100 megavatë të ri, me to ulim varësinë nga importi i shtrenjtë i energjisë elektrike, e për t'i realizuar kapacitetet, kompania që del fituese sot do të investojë në mbi 70 milionë euro. Themi për një sektor energjetik që vendos në qendër qytetarin e tij, sepse me zgjedhjen e procedurës konkurruese jemi siguruar që do të nxjerrim çmimin më të ultë për vlerën e energjisë, kjo energji do të jetë e pastër dhe do të mbrojë mjedisin dhe shëndetin e secilit. E parkun solar kemi vendosur ta ndërtojmë në tokë publike, sepse do t’i shërbejë publikut", tha Kurti.

Ndërsa, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se investimi në kapcitetet e reja gjeneruese nga burimet e ripërtëritshme të energjisë do të jetë prioritet i kësaj qeverie, për çfarë edhe janë duke punuar.

Rizvanolli derisa ka treguar më shumë për ankandin solar, ka shtuar se qëllimi i projektit është të sigurojë se ekonomia e shkallës garanton një çmim sa më të volitshëm për qytetarët.

Rizvanolli: Investimi në kapcitetet e reja gjeneruese nga burimet e ripërtëritshme të energjisë do të jetë prioritet

“Që nga fillimi i mandati kemi theksuar e pastaj e kemi konfirumar edhe në strategjinë se investimi në kapacitetet e reja gjeneruse nga burimet e ripërtëritshme të energjisë do të jetë prioritet dhe se ky do të mbështetet në procese konkuruese fer e transparente që përfundimisht sjellin çmime më të ulëta. Kështu ne sigruojmë përballueshmërinë për qytetarët, përderisa forcojmë sigurinë e frunizmit dhe qëndrueshmërinë e sektorit me përfshirjen e sektorit privat... Qëllimi ynë ishte që të kemi një projekt të madh që të sigurohemi se ekonomia e shkallës garanton një çmim sa më të volitshëm për qytetarët tanë. Insistuam që ankandi të bëhet në një tokë publike, një lokacion specifik të paracaktuar ashtu që secilit t'i jepet mundësia e barabartë, dhe të sigurohemi që shfrytëzimi i pronave të jetë sa më efikas, pra për prodhimin e energjisë të pastër, të mos e bëjë në kurriz të humbjes së tokave bujqësore, ose që mund të përdoret për aktivitete tjera", tha Rizvanolli.

Ndërkaq, U.D Drejtorja e Misionit të USAID-it, Kerry Monaghan Higler është shprehur e lumtur që Kosova ka shënuar progres në sektorin e energjisë elektrike.

Ajo ka thënë se vërehet se ka interesim të rritur të investitorëve në Kosovë, për çfarë shtoi se ky numër duhet të rritet.

Higler: Ka një interesim të rritur të investitorëve në Kosovë

"Një e ardhme ku ajri është më i pastër, energjia më e besueshme dhe ekonomia vazhdon të rritet...Ky ankand 100 megavatë historik tregon zotimin e Kosovës drejt një aistemi energjetik të qëndrueshëm. Gjithashtu do të ofrojë përfitime të tjera, siç është edhe krijimi i vendeve të punës...Derisa janë këto kompani, vërehet se ka një interesim të rritur të investitorëve në Kosovë, që urojmë të rritet në të ardhmen", tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat