Shala: Deklarimet e pushtetit për zhvillimet në ekonomi janë propagandë e tyre

Ekonomi

Shala: Deklarimet e pushtetit për zhvillimet në ekonomi janë propagandë e tyre

Më: 5 prill 2024 Në ora: 08:26
Ferat Shala

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala deklarimet e pushtetit për zhvillimet në ekonomi i ka quajtur si propagandë.

Shala thotë se në Kosovë lajmet për ekonomi janë jo të mira.

Ai ka numëruar edhe ndërrmarrjet të cilat janë në krizë ekonomike.

“Vetëvendosja nuk ka lajme në fushën e ekonomisë përveç propagandës me shifra kur e bënë ministri Murati e Kurti sepse kur s’ka zhvillime, investime, projekte, suksese nuk as lajme. Në ekonomi ka lajme të këqija. Trepça është afër falimentimit, posta në grevë, KOSTT-i me borxhe të mëdha, importi eksport, çmimet e inflacioni”, u shpreh Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat