Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, bashkë me bashkëpunëtorë të tij, në selinë e Bankës Botërore nga zëvendëspresidenti dhe njëherësh Drejtuesi i Thesarit të Bankës Botërore, Jorge Familiar.
Ismaili dhe Familiar zhvilluan diskutime që lidhen me menaxhimin e Rezervës dhe iniciativat tjera për ngritjen e kapaciteteve që ai drejton.
“Guvernatori Ismaili theksoi vlerësimin e tij të sinqertë për anëtarësimin e BQK-së në Partneritetin për Këshillimin dhe Menaxhimin e Rezervave (RAMP) dhe mundësitë e paçmueshme që ka ofruar ky program për ngritjen e ekspertizës dhe kapaciteteve të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës përmes seminareve dhe programeve të saj trajnuese”.
“Po ashtu, Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen e tij për vizitën e delegacionit të nivelit të lartë të Bankës Botërore, e cila u zhvillua në mars 2024 në Prishtinë, vetëm gjashtë muaj pasi Republika e Kosovës është anëtarësuar në Programin RAMP, në muajin tetor 2023”, thuhet në njoftim.
Tutje, në takim bëhet e ditur se u theksua se këtë vit, Forumi i Huamarrësve Qeveritar, i organizuar nga Banka Botërore që do të mbahet në Prishtinë, demonstron bashkëpunimin në rritje mes këtij Bankës Botërore dhe institucioneve të Kosovës.
“Për më tepër, Guvernatori Ismaili nënvizoi përkushtimin e palëkundur të BQK-së për forcimin e politikës së saj të investimeve në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Ai përsëriti gatishmërinë e BQK-së për të shfrytëzuar mbështetjen e ofruar nga Programi RAMP, për të arritur këtë objektiv në mënyrë efektive”.
“Andaj, duke u përafruar me standardet më të mira, BQK-ja synon të rrisë stabilitetin e saj financiar dhe të kontribuojë pozitivisht në forcimin e institucionit”, thuhet në njoftimin e BQK-së.