Guvernatori Ismaili i bashkohet Guvernatorëve dhe Ministrave në takimin për Perspektivën Ekonomike Rajonale

Ekonomi

Guvernatori Ismaili i bashkohet Guvernatorëve dhe Ministrave në takimin për Perspektivën Ekonomike Rajonale

Më: 20 prill 2024 Në ora: 20:12
Pamje nga takimi

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Z. Ahmet Ismaili, iu bashkua Guvernatorëve dhe Ministrave në takimin për Perspektivën Ekonomike Rajonale (EUR), i udhëhequr nga Z. Alfred Kammer, Drejtor i Departamentit Evropian në FMN.

Takimi ofroi një platformë të çmuar për diskutimin e çështjeve të rëndësishme ekonomike dhe financiare dhe për të nxitur bashkëpunimin midis shteteve evropiane.

Prezantimi i Z. Kammer me titull "Soft Landing in Crosswinds for a Lasting Recovery" nga Perspektiva Rajonale Ekonomike, nxori në pah sfidat dhe mundësitë që përballet rajoni, duke ofruar njohuri për perspektivën ekonomike.

Guvernatorët dhe Ministrat nga Evropa u informuan mbi perspektivat makroekonomike dhe zhvillimet e fundit në sektorin financiar, duke shkëmbyer pikëpamje të gjera dhe rekomandime mbi trajektoren ekonomike të rajonit.

Pjesëmarrja e Guvernatorit Ismaili është në funksion të angazhimit për përfshirje proaktive dhe zgjidhje të përbashkëta të problemeve në çështjet ekonomike dhe financiare rajonale. Iniciativa të tilla nënvizojnë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në adresimin e sfidave të përbashkëta financiare dhe sigurimin e stabilitetit financiar për rajonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat