Aliu njofton për nënshkrimin e memorandumit 368 mijë eurosh me komunën e Mitrovicës

Ekonomi

Aliu njofton për nënshkrimin e memorandumit 368 mijë eurosh me komunën e Mitrovicës

Më: 30 prill 2024 Në ora: 12:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu ka njoftuar se kanë nënshkruar memorandum me Komunë e Mitrovicës në vlerë 368 mijë euro

Aliu tha se financimi do të bëhet për projektin e rrugës “Çlirimi”, “Luj Braj”, “Norbert Jokli” dhe “Boro Stankoviq”.

“Vazhdojmë me nënshkrimin e memorandumit me Komunën e 𝐌𝐢𝐭𝐫𝐨𝐯𝐢𝐜𝐞̈𝐬 së Veriut, të cilën komunë po e financojmë me 𝟑𝟔𝟖,𝟎𝟎𝟎.𝟎𝟎€.

Përmes këtij Memorandumi po e bëjmë financimin e tërësishëm të projektit infrastrukturorë: Projekti i Rrugës “Çlirimi”, “Luj Braj”, “Norbert Jokli” dhe “Boro Stankoviq”.”, thuhet në njoftimin e ministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat