Gjermania zotoi për Kosovën 90 milionë, ministri Murati jep detaje

Ekonomi

Gjermania zotoi për Kosovën 90 milionë, ministri Murati jep detaje

Më: 30 prill 2024 Në ora: 22:34
Pamje nga nenshkrimi

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka treguar se Kosova ka pranuar një mbështetje prej 90 milionë euro nga Gjermania.

Ai gjatë ditës ka  zhvilluar negociatat dhe në fund të tyre, bashkë me znj. Heineke Backofen-Ëarneke, Kryesuese e Divizionit për Evropën Juglindore dhe Lindore nga Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik e Gjermanisë kanë nënshkruar protokollin përmes të cilit Qeveria Gjermane zoton financim në vlerë 90 milionë euro për Kosovën.

“Mbështetja do të jetë për periudhën 2024/2025 dhe paraqet rritje të theksuar në krahasim me atë të periudhës paraprake, që ishte 37 milionë euro. Fushat që do të mbështeten janë tranzicioni drejt energjisë së gjelbër, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, mbështetja në trajnime dhe punësim, si dhe ambienti i pastër”, ka shkruar Murati në Facebook.

Murati e ka falënderuar Ambasadorin e Gjeramnisë Jörn Rohde dhe delegacionin e Republikës Federale të Gjermanisë për kontributin dhe mbështetjen.

“Gjithashtu, falënderoj edhe ekipin tonë të cilët gjatë negociatave kanë dhënë kontribut të çmuar”, ka përfunduar Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat