Ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka rënduar jetën e qytetarëve, thonë qytetarët. Shumë prej tyre ankohen se me pagat që marrin e kanë të vështirë të mbulojnë nevojat më elementare për jetë.
Rritja ose ndryshimi i çmimeve po vazhdon të jetë një nga shqetësimet e tyre të cilët, thanë se inspekcioni duhet të ketë një kontrolle më të shpeshtë në mënyrë që çmimet të mos ndryshohen sepse në krahasim me të ardhurat e tyre ato janë alarmante.
Sanije Neziri, tha se çmimet po ndryshojnë brenda ditës, është një lloj stresi sepse nuk po e din se çka po ndodh dhe nuk merr dikush përgjegjësi për rrije të çmimeve, tha ajo.
“Shkon e merr atje, e sheh çmimin tjetër kur të vish te arka është çmim tjetër, a din jena pak të stresum nuk e di se çka është ka bëhet këtu. Kur është zyrtare e sheh çmimin aty mirë shkrun çmimi e merr me atë çmim, kur vjen këtu del ndryshe. Na po folim se nuk po ke çare, pa fol se këtu po jetojmë i dina si ke dje si sot. Po ndërrojnë brenda ore mundem me thënë, ndërron çmimi duhet me pas rënie dhe inspekcion më shumë, me i kontrollu. Përpara ka pas inspeksiona tash nuk ka, kërkush nuk i kontrollon tash çka dojnë bëjnë, brenda gjysmë ore t’i rrotullojnë çmimet qysh dojnë i bëjnë, nuk është në rregull. Ndikojnë, varet nga standardi jonë, por është çudi të kish sa të kish kur e sheh që kjo kushton 5 euro shkon atje kushton 8 euro, qajo po na habit se kur janë zyrtare atëherë nuk ki çka”, tha qytetarja.
Ndërsa, Hajrullah Tërnava, rritjen e çmimeve e konsideron jo edhe diçka të papritur, për faktin se sipas tij Kosova nuk ka ndonjë vlerë të garantuar se ajo nuk mund të ndodhë. Megjithatë, e keqja më e madhe, sipas qytetarit Tërnava është se rritja e çmimeve nuk po bëhet në raport me rritjen e pagave.
“Ato ndodhin në mënyrë permanente sepse shteti jonë nuk ka ndonjë vlerë të garantuar që nuk ndodhin inflacione e krejt këto. Këtu ato gjëra ndodhin sepse na pak prodhojmë këtu dhe të gjitha çka nevojiten si gjërat ushqimore si të tjerat i konsumojmë apo i blejmë prej shteteve të pasura të Evropës, botës prandaj është e kuptueshme, se këto ditë për ditë ndodhin edhe që ndodhin nuk është befasi. Por e mira e keqja e madhe është se të kishin shku me shtrenjtime dhe në hap me çështje të pagave”, tha ai.
Një tjetër qytetar, tha për EO se duke pasur parasysh pagat e ulëta, rritja e çmimeve te qytetarët ndikon negativisht. Madje, ai shton se ka dy vite që çmimet janë në rritje dhe nuk e sheh diçka të papritur, por që është shqetësuese, nuk e mohon.
“Rritje të produkteve ka pas që një kohë të gjatë kështu që s’po më duket diçka. Nuk kam vërejt diçka, me siguri ka por tash jena mësu me rritje prej dy, tri vjet s’po na duket ndonjë ndryshimi i madh. Pas për bazë pagat mesatare, pagat që i kanë njerëzit të ulëta, tash s’po e marrim një pjesë të qytetarëve që i kanë rrogat më të mira, normal që ndikon. Shumë kanë obligime, shumë kur nuk munden me ia dalës, ndikimi është hazër”, tha ai.