Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë ishte për të kënaqësi të merrte pjesë në lansimin e platformës “Made in Kosova”.
I pranishëm në këtë lansim ishte edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.
“Me mbështetjen e USAID-it në Kosovë, kjo platformë do të përmirësojë imazhin global të biznesit të Kosovës duke shfaqur cilësinë, diversitetin dhe konkurrencën e produkteve për investitorët dhe blerësit”, ka shkruar Hovenier në platformën X.