​Dhoma e Tregtisë organizon Kuvendin e Rregullt të Punës, kërkohet ndryshimi i disa ligjeve

Ekonomi

​Dhoma e Tregtisë organizon Kuvendin e Rregullt të Punës, kërkohet ndryshimi i disa ligjeve

Më: 15 maj 2024 Në ora: 13:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka organizuar Kuvendin e Rregullt të Punës, ku u diskutua Raporti Vjetor i Punës për vitin 2023, Plani i Punës për vitin 2024, Raporti Financiar, Planifikimi i buxhetit si dhe u paraqitënproblemet aktuale me të cilat komiteti i biznesit është duke u ballafaquar, përfshirë këtu edheinfrastruktura ligjore.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqi tha se ndershmëria, integriteti, përgjegjësia financiare, rrjetëzimi, partneriteti dhe komunikimi në mënyrë të qartë e efektive meanëtarët do të vazhdojnë të jenë vlerat kryesore të DHTIK.

“Krasniqi në këtë Kuvend ngriti edhe sfidën e largimit të qytetarëve të kualifikuar si rezultat i mungesës së sigurimit të familjes me paga të ulta, sigurimit shëndetësor dhe sigurimit në rast tëmbetjes e/i papunë, e që pritet të shkaktojnë dëme pothuajse të pariparueshme”, thuhet në njoftimin e lëshaur nga DhTIK.

Krasniqi ritheksoi kërkesat e domosdoshme të ndryshimeve të ligjeve si:

1. Ligji i punës;

2. Ligji për Tregti të Brendshme;

3. Ulja e TVSH në ushqim në 5%;

4. Ulja e TVSH në 6% për akomodim në Hoteleri;

5. Përkrahja me 10% e prodhimeve vendore në blerje në markete;

6. Përkrahje me 10% në eksport për prodhimet që ne i eksportojmë;

7. Përkrahje në rritjen e numrit të të punësuarve dhe krijimi i një oferte reale për investime;

8. Përmirësimi i politikave fiskale si pagesa e TVSH-së në inkasim dhe brenda vendit, e jo në Doganë;

9. Krijimi i produkteve strategjike në bujqësi dhe riorientimi i grandeve dhe subvencioneve si rezultat i kësaj;

10. Krijimi i një strategjie reale të zhvillimit ekonomik, e cila i mungon Qeverisë në orientimin e investimit të bizneseve etj.

Krasniqi poashtu tha se përmirësimin i këtyre ligjeve u mundëson që të punojnë më shumë dhe nëmënyrë më të lehtë.

Drejtoresha Ekzekutive e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë Zana Beqiri ka prezantuar planin për vitin 2024, i cili u cilësua si një plan ambicioz.

Ndërsa prezantimi i Raportit Financiar të DHTIK është bërë nga Sekretari i Bordit Shyqiri Bytyqi i cili njëkohësisht shfrytëzoj rastin të diskutoi me përfaqësuesit e bizneseve disa nga barrierat tëcilat po ju paraqiten me legjislacionin në fuqi, duke vënë theksin veçanërisht tek ndryshimet nëLigjin për Administrimin e Procedurave Tatimore.

“Eksperti Ligjor i Dhomës së Tregtisë Prof.Dr. Mazllum Baraliu potencoi se DHTIK me impute nga bizneset ka përcjellë me kohë rekomandimet të cilat është dashur të inkorporohen në Ligjinpër Administrimin e Procedurave Tatimore.Përgjatë këtij Kuvendi është bërë edhe propozimi për anëtarë të ri të Bordit, ku me shumicë votash pro është miratuar propozimi që Agon Makolli nga biznesi “Rikon” dhe Aida Selimi nga biznesi “Link Insurance”, të jenë pjesë e Bordit të DHTIK”, thuhet në njoftim.

Në Kuvend u bë diskutimi i hapur me anëtarët, të cilët patën mundësinë që të ngritin çështjet të cilat paraqesin barriera në punën e tyre të përditshme.

Me këtë rast përfaqësuesi i biznesit “Vëllezërit e Bashkuar” Faton Hyseni propozoi që nëbashkëpunim me bizneset anëtare dhe odat ekonomike të bëhet trusni tek organet kompetente me qëllim të lehtësimit të të bërit biznes në vend.

Ndërkaq avokati Agron Selimaj nga biznesi “Selimaj Legal Counsalting”, potencoi se sa i përket ligjeve të cilat tashmë janë në fuqi duhet të shohin mënyra të tjera siç janë veprimet gjyqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat