​Kurti në EXPOKOS: Kosova ofron qasje të përshtatshme për tregjet evropiane

Ekonomi

​Kurti në EXPOKOS: Kosova ofron qasje të përshtatshme për tregjet evropiane

Më: 15 maj 2024 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit ka rritje të kompanive prodhuese, ndërsa rënie të kompanive tregtare. Nga 70 për qind sa ishte pjesëmarrja e kompanive tregtare, tashme kjo shifër është zëvendësuar me kompani prodhuese, pra duke e vendosur prodhimin në qendër. Kështu është bërë e ditur në ceremoninë e hapjes së edicionit të 23-të të Panairit Ndërkombëtarë EXPOKOS, në të cilën është theksuar se bizneset vendase po rriten dhe prodhimi po shtohet.

Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit ka rritje të kompanive prodhuese, ndërsa rënie të kompanive tregtare. Nga 70 për qind sa ishte pjesëmarrja e kompanive tregtare, tashme kjo shifër është zëvendësuar me kompani prodhuese, pra duke e vendosur prodhimin në qendër. Kështu është bërë e ditur në ceremoninë e hapjes së edicionit të 23-të të Panairit Ndërkombëtarë EXPOKOS, në të cilën është theksuar se bizneset vendase po rriten dhe prodhimi po shtohet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se panairet e tilla janë të rëndësishme për zhvillimin dhe promovimin e vendit. Derisa ka falënderuar mërgatën për kontributin e dhënë për Kosovën, Kurti tha se diaspora janë urë lidhëse për investime direkte dhe për turizmin në Kosovë.

Kurti: Panairet si ky janë të rëndësishëm për të njohur inovacionet në biznes

“Kur e pash këtë emërtimin, EXPOKOS, më shkoj mendja tek eksploro Kosovën, që paraqet një thirrje për të hulumtuar vendin tonë të bukur e të pasur me njerëz të mrekullueshëm e punëtor, që të zbulohen edhe trevat dhe bizneset...05:23 Panairet si ky janë të rëndësishëm për të njohur inovacionet në biznes, për të krijuar lidhje të reja dhe për të ndërtuar partneritete afariste. Ato ofrojnë një mundësi të çmuar për bizneset të vlerësojnë konkurrencën dhe të grumbullojnë njohuri, që ndihmon bizneset të ecin përpara më shpejtë, më shumë në treg. Kosova në rrugëtimin e saj drejt zhvillimeve dhe modernizimeve të sektorit privat po shënon hapa të shpejtë dhe të qëndrueshëm. Pozicionuar në një pikë strategjike në Evropën Juglindore vendi ynë ofron qasje të përshtatshme në tregjet evropiane, në Lindjen e Mesme e në Afrikën Veriore”, tha Kurti.

Kryeministri, Albin Kurti po ashtu ka thënë se sipas të dhënave të Bankës Botërore, Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

Kurti: Sipas të dhënave të BB, Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkanin Perëndimor

“Sipas të dhënave të Bankës Botërore, Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkanin Perëndimor, për periudhën 2023-2025 duke u shfaqur si model i suksesit dhe i transformimit. Rritja e jashtëzakonshme e ekonomisë sonë me një mesatare vjetore prej 6.2 për qind të bruto produktit vendor në tri vitet e fundit është mbështetur nga rritja e dyfishtë e investimeve të huaja direkte, dyfishimi i eksporteve, rritja e qarkulluar në sektorin privat si dhe rritje në punësim për 20 për qind krahasuar me pranverën e vitit 2021. Këto zhvillime kanë kontribuar një ekonomi më të fortë dhe më gjithëpërfshirëse e madje pa krijuar borxhe të reja dhe duke realizuar shpenzime kapitale rekord në vitin 2023”, ka shtuar Kurti.

Panairi do jetë i hapur edhe të enjten nga ora 10:00 deri në orën 16:00 në sallën 1 tetori në Prishtinë, në të cilën pjesëmarrësit mund të presin prezantime tërheqëse, ekspozita interaktive, dhe mundësi të vlefshme rrjetëzimi. Po ashtu, ky edicion do të vazhdojë të mbulojë sektorët e energjisë, ndërtimit, minierave, makinerisë dhe mbrojtjes dhe sigurisë.

Po ashtu ky panair vlerësohet të jetë ngjarja më e rëndësishme biznesore në regjionin e Ballkanit Perendimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat