​Hapësira e mundësive, Panairi i Biznesit në Prishtinë Mall

Ekonomi

​Hapësira e mundësive, Panairi i Biznesit në Prishtinë Mall

Më: 16 maj 2024 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Nga sot në orën 16:00 deri më 19 maj të këtij muaji do të mbahet Panairi Kombëtar i Biznesit “Pan Expo Group- Kosova 2024”, ku të pranishëm do të jenë rreth 100 biznese nga e gjithë Kosova, por edhe më gjerë. Panairi do të mbahet në Qendrën Tregtare Prishtina Mall.

Ky është një ndër të paktat panaire që bën bashkë biznese të mëdha e të vogla, të cilët do të kenë mundësinë e shkëmbimit të njohjeve dhe eksperiencave të tyre duke rritur kapacitetet e veprimtarisë dhe përmirësuar shërbimin për konsumatorin shqiptar.

Qëllimi i këtij panairi është promovimi i bizneseve nga Kosova, i shërbimeve dhe produkteve të tyre por edhe promovimi i Kosovës si destinacion për zhvillim të biznesit. Po ashtu, qëllim ka edhe promovimin e ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes. 

Do të kenë përkrahje të veçantë dhe gratë në biznes, të cilat janë një forcë e pashtershme e shoqërisë shqiptare, që përkundrejt të gjitha pengesave dhe vështirësive, arrijnë të krijojnë hapësirën e tyre të ndikimit dhe fuqisë financiare e politike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat