Për uljen e importeve, por edhe eksporteve, si dhe investimeve amerikanë në Kosovë, ish-ministri i Financave, Haki Shatri fajin e ka hedhur tek Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti.
Ai ka thënë se deklaratat e pamatura të Qeverisë kanë ndikuar në klimën e të bërit biznes në vendin tonë.
Më tutje Shatri e ka cilësuar të çuditshme dhe shqetësuese uljen e importeve nga Amerika në Kosovë.
“Nëse nga një vend të ketë zbritje të investimeve dhe duhet të zbulohet pse. A është në pyetje ftohja e marrëdhënieve politike, raportet e Qeverisë Kurti me Qeverinë Amerikane dhe aleatët, deklaratat e pamatura të qeveritarëve tanë ndikojnë në klimën e të bërit biznes. Eksportin e importin e kemi pas të rritur e me zbrit nga një vend si Amerika është shumë e çuditshme. Po ashtu, duhet me pa me shqetësim uljen e remitenca dhe të tjerave nga një mik siç janë SHBA, kjo është si klimë që e kanë krijuar autoritetet tona” ka thënë ai.