​Sfidat energjetike, kërkohet zbatimi i strategjisë së energjisë për integrim në BE

Ekonomi

​Sfidat energjetike, kërkohet zbatimi i strategjisë së energjisë për integrim në BE

Më: 24 maj 2024 Në ora: 11:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Strategjia e Energjisë është një nga format më të rëndësishme për zhvillimin e vendit. Nëse vendi ynë punon më shumë në këtë drejtim, Republika e Kosovës e ka mundësinë t'i afrohet më tepër anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kështu është theksuar në tryezën me temën "Strategjia e Energjisë, dhe rruga drejtë se ardhmes energjetike të Kosovës, e organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ne të cilën është vënë në pah nevoja që ka vendi për zhvillimin e strategjisë energjetike.

Me këtë rast është prezantuar edhe punimi “Rishikimi i Strategjisë së Energjisë së Republikës të Kosovës 2022-2031”. Leonora Kryeziu nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ka thënë se shteti është duke miratuar strategji të energjisë për të përparuar në sektorin energjetik.

"Institucionet e Kosovës kanë miratuar strategjinë e energjisë të Republikës së Kosovës për 2022/31 me synimin e adresimit të furnizimit energjetik dhe sfidat që kanë të bëjnë me politikat energjetike dhe harmonizimin e tyre me standardet evropiane", tha ajo.

Ndërsa, ambasadorja e Mbretërisë së Holandës, Carin Lobbezo derisa ka thënë që strategjia përfshinë edhe tranzicionin e energjisë drejtë ekonomisë së gjelbër, ka theksuar se kjo ndihmon Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

"Të qenit në gjendje për të krijuar energji të qëndrueshme që ka ndikim në gjithë Kosovën dhe ndikon në politikë, pasojat janë esenciale dhe kjo është bërë pjesë e anëtarësimit në BE. Kjo do të jetë sfiduese por është e domosdoshme për Kosovën dhe sigurinë e saj, por edhe në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Holanda vazhdon të mbështesë Kosovën me reforma të domosdoshme dhe të lehtësojë përafrimin me BE-në", tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat