Gërxhaliu: Diaspora është arteria kryesore e të hyrave në Kosovë

Ekonomi

Gërxhaliu: Diaspora është arteria kryesore e të hyrave në Kosovë

Më: 25 maj 2024 Në ora: 12:01
Safet Gërxhaliu

Safet Gërxhaliu, ish ktyetari i OEK thotë se diaspora është arteria kryesore e të hyrave të Kosovës. Ai thotë se Kosova duhet të jetë më mirënjohës karshi diasporës dhe dërgesave të tyre.

“Diaspora ka qenë, është dhe do të jetë arteria kryesore e të hyrave në Kosovë. Fati më i madh i Kosovës është që dy shtyllat kryesore janë duke funksionuar, është sektori privat dhe e dyta është dërgesa e diasporës, të cilët me të vërtetë kanë bërë shumë hapa. Padrejtësia më e madhe që i bëhet diasporës që ka dërguar mbi një miliardë euro, por me përgjegjësi të plotë e them që nuk është morale dhe etike që kontributi i diasporës ndaj Kosovës është shumë më i madh se sa buxheti i planifikuar i cili votohet në Parlament. Prandaj duhet të jemi mirënjohes dhe falënderues ndaj tyre”, tha ai.

Për Gërxhaliun brengosëse është që klasa politike mendon për diasporën vetëm në kohë zgjedhjesh dhe se të hyrat e tyre do duhej të përdoreshin në mënyrë më profesionale që shërbejnë për një zhvillim ekonomik.

“Ajo çka më brengosë më tepër është se diaspora është aktuale vetëm në fushata zgjedhore, diaspora ka kontribuar vërtetë dhe ato remitanca ndikojnë në aspektin ekonomik edhe në aspektin social. Por besoj që është koha kur institucionet duhet të mendojnë më tepër dhe në mënyrë më profesionale që të shfrytëzohen remitencat për një zhvillim ekonomik më të qëndrueshëm, due investuar në prodhim, në edukim, në teknologji, duke investuar në inovacione dhe besoj që ambasadorët e shtetit janë diaspora. Jam me shpresë që në zgjedhjet e ardhshme do të ketë një pako apo strategji nga kandidatët/partitë poltike që do të garojnë, ku vërtetë diaspora do të jetë në fokus dhe do të ketë lehtësime për diasporën në forma më të avancuara”, tha tutje ai.

Gërxhaloi thekson se diaspora do duhej të përdoreshin si investime, dhe në këtë aspekt të merreshin shembull vendet e rajonit.

“Pjesa dërmuese e parave të diapsorës shkon në konsum, një pjesë shkon në patundshmëri, banesa apo shtëpi dhe besoj që është koha kur nuk duhet të trajtohet remitanca si investime të huaja por investime të diasporës dhe të ketë një lehtësi qoftë në aspektin e mbështetjes financiare, apo në formë subvencionimi, duhet të mësohemi nga vendet rajonale në këtë aspekt., që kanë bërë hapa të avancuar në këtë drejtim, prandaj duhet t’i bëhet nder mundit dhe sinqeritetit të diasporës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat