Krasniqi: Remitencat do të ndikonin në ekonominë e vendit sikur të shfrytëzoheshin si duhet

Ekonomi

Krasniqi: Remitencat do të ndikonin në ekonominë e vendit sikur të shfrytëzoheshin si duhet

Më: 25 maj 2024 Në ora: 12:30
Vesel Krasniqi

Ish-ministri i Tregtisë, Vesel Krasniqi, thotë se me remitencat janë sa 1/3 e buxhetit të Kosovës.

Por, Krasniqi thotë se kjo shumë e majme do të ndikonte në ngritjen ekonomike të vendit në rast se ato do të shfrytëzoheshin nga Qeveria qendrore.

“Nga viti në vit kemi ngritje të remitencave që nënkupon 1/3 e buxhetit të Kosovës mbushet nga remitencat. Sigurisht se këto para do të ndikonin pozitivisht në ngritjen ekonomike të vendit, sikur ato të shfrytëzoheshin nga qeveria qendrore gjë që nuk po ndodhë”, tha ai.

Ish ministri thotë se do duhej të krijoheshin lehtësira në shërbimet për mërgimtarët dhe të krijohen zona biznesore vetëm për bizneset nga diaspora.

“Unë mendoj se do të duhej të krijohej një linjë e veçantë buxhetore në mënyrë që të shfrytëzoheshin për ngritje të infrastrukturës dhe mundësisë së bërjes biznes për mërgimtarët tanë të cilët kanë biznese jashtë vendit. Së paku do të duhej të ofroheshin lehtësira në shërbime për mërgimtarët. Të krijohen zona biznesore vetëm për bizneset nga diaspora”, tha tutje ai.

Krasniqi tha se do të bëheshin investime më të mëdha nga mërgata sikur të ndryshoheshin politikat fiskale për ta.

“Mërgata jonë ka kapacitete të mëdha për të investuar në Kosovë sikur të ndryshoheshin politikat fiskale do të kishim më shumë benefite”, tha ai për Fo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat