Përfundoi Hackathoni i mbështetur nga Ipko dhe i organizuar nga Free Libre Open Source Software Kosova

Ekonomi

Përfundoi Hackathoni i mbështetur nga Ipko dhe i organizuar nga Free Libre Open Source Software Kosova

Më: 25 maj 2024 Në ora: 23:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Prizreni ka mbledhur të shtunën entuziastët e teknologjisë në përmbyllje të festivalit tashmë tradicional të shkathtësive digjitale apo Digital Skills Festival, i organizuar nga Parku i Inovacionit dhe Trajnimit ITP Prizren me mbështetjen teknike të FLOSK-ut, organizatë kosovare që promovon softuerin e lirë dhe të hapur.

Festivali i këtij viti iu kushtua edukimit dhe fuqizimit të pjesëmarrësve mbi konceptin Tween Transition në rrugën drejt një botë të gjelbër dhe digjitale.

Ky festival ka bërë bashkë dhjetë universitete publike dhe private në një inkubator biznesi universitar, ndërsa të rinj të talentuar kanë shfaqur idetë e tyre inovative, që kanë në fokus shfrytëzimin e teknologjisë për promovuar një tranzicion të gjelbër dhe një të ardhme të qëndrueshme.

Për tri ditë me radhë është organizuar edhe Hakatoni IoT for Green Transision, i organizuar nga FLOSK dhe mbështetur nga IPKO.

Nga idetë për shfrytëzimin e mbeturinave për prodhim të energjisë deri te idetë për “smart home”, për kursim të energjisë dhe ferma të mençura.

Të rinjtë e talentuar, të ndarë në shtatë grupe, kanë prezantuar para jurisë idetë e tyre kreative.

Fituesit e vendit të parë kanë zhvilluar prototipin e një shporte të mbeturinave me sensor.

Fituesit e vendit të parë janë shpërblyer me çmim monetar prej 1,500 euro, ndërsa vendi i dytë 800 euro

dhe i treti fitoi një çmim në vlerë prej 600 eurosh.

Drejtori i IPKO-s, Andras Pali, u shpreh i kënaqur për mbështetjen e të rinjve në shfaqjen e kreativitetit të tyre dhe theksoi se IPKO do të nxisë zhvillimin e tyre.

Ai tha se IPKO i kushton rëndësi zhvillimit të qëndrueshëm dhe të ardhmes më të gjelbër.

“Besoj se të gjitha janë shumë të rëndësishme që ne të shkojmë përpara, që Kosova të shkojë përpara. Duam të shohim teknologjinë duke u përdorur për këto çështje”, tha ai.

Duke shtuar se në IPKO duan gjithçka që është dixhitale, por në të njëjtën kohë duan që të jetë edhe e qëndrueshme.

“Ne do të donim të shihnim një botë më të pastër, një botë më të bukur dhe për ne është shumë e rëndësishme që ne jo thjesht po e djegim botën tonë, por po e rikrijojmë me të rinjtë që kemi parë sot, tha ai.

Digital Skills Festival u organizua përmes komponentit Digjital for Biznes, i implementuar në kuadër të Qendrës për Transformimin Dixhital të ITP-së dhe bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat