Erdoğan takim ‘kokë më kokë’ me Macron

Evropë

Erdoğan takim ‘kokë më kokë’ me Macron

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 16:34
Foto nga takimi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në kuadër të takimeve në Samitin e Liderëve të G20 në Romë u takua me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Takimi kokë më kokë u zhvillua i mbyllur për media në Qendrën e Kongreseve Nuvola, ku po mbahet Samiti.

Takimi mes presidentëve Erdoğan dhe Macron zgjati 50 minuta.

Nuk dihet ende se për çfarë kanë folur dy liderët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat