Për të tretën ditë me radhë, 60 persona po qëndrojnë të ngujuar brenda një pabi në Britani

Evropë

Për të tretën ditë me radhë, 60 persona po qëndrojnë të ngujuar brenda një pabi në Britani

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 22:14
Foto

Mbi 60 persona po qëndrojnë të ngujuar për të tretën ditë me radhë brenda një pabi në Britani të Madhe, si pasojë e të reshurave të mëdha të borës që ka bllokuar dyert e dritaret.

Pabi Tan Hill Inn gjendet rreth 528 metra në lartësi mbidetare, rreth 430 kilometra në veri të Londrës.

Ata po argëtoheshin nën tingujt e rok bendit Oasis, që gjithashtu kanë mbetur të ngujuar nga e premtja mbrëma.

Megjithatë është bërë e ditur se mysafirët janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe se sipas të gjitha gjasave ata do të nxirren sonte pasi që të pastrohen rrugët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat