E frikshme: Piloti bën ulje emergjente në urë të autostradës, përplaset me një kamion

Evropë

E frikshme: Piloti bën ulje emergjente në urë të autostradës, përplaset me një kamion

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 10:50
Pasi zbuloi se motori ka dështuar piloti i detyrua të bënte ulje emergjente në urë të autostradës

Një pilot ka bërë ulje emergjente në urë të autostradës në Gjermani, duke u përplasur me një kamion, raporton “Deutsche Welle”.

Pasi zbuloi se motori ka dështuar piloti i detyrua të bënte ulje emergjente në urë të autostradës, që përdoret nga veturat e mjetet tjera motorike, raporton Policia gjermane.

72-vjeçari ishte duke fluturuar nga Franca për në Holandë, nëpërmjet shtetit gjerman Rhineland-Palatinate, kur nisi të dështonte motori dhe ai shpejt vendosi të ulej.

Ai u ul në urën Sch]arzbachtal, një urë e lartë 100 metra afër qytetit Pirmasens në perëndim të Gjermanisë, ndërsa është në kufi me Francën.

Në urë, aeroplani i tij u përplas me një kamion që po qarkullonte në urë. Piloti shpëtoi me lëndime të lehta, ndërsa shoferi i kamionit nuk pësoi lëndime.

Në vendin e ngjarjes dolën një numër i forcave të emergjencës, ndërsa rruga u mbyllë plotësisht për një kohë për të pastruar karburantin.

Autoritetet llogarisin se kostoja e këtij incidenti kap shumën e afro 60 mijë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat