Kokainë në parlamentin anglez/ Gjurmët e drogës u zbuluan në 11 nga 12 ambientet e kontrolluara

Evropë

Kokainë në parlamentin anglez/ Gjurmët e drogës u zbuluan në 11 nga 12 ambientet e kontrolluara

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Sipas nje hetimi te kryer ne ambiente te parlamentit britanik qe janë testuar per kokaine, gjurme te kësaj droge janë gjetur ne 11 nga 12 ambiente, madje edhe tualetin ne afërsi te zyrës private te Kryeministrit britanik dhe Ministres se Brendshme Priti Patel.

Sipas “The Sunday Times” te Londrës, qentë anti-droge do mund te lejohen ne ambientet e Parlamentit ne përpjekje per te pakësuar përdorimin e drogës ne zemër te politikes britanike.

Gjurmët e drogës se forte, dhe me konkretisht, kokainës, te gjetura ne 11 nga 12 ambientet e testuar ne ndërtesën e parlamentit britanik, Westminster, madje edhe një banje ne afërsi te zyrave private te Kryeministrit dhe Ministres se Brendshme, ka bere qe deputete te rendesishem te kerkojne përfshirjen e qeneve antidroge, ka zbuluar The Sunday Times e Londres.

Ndërtesa e parlamentit ka një histori te njohur dhe te gjate te përdorimit te qeneve kundër lendeve eksplozive, dhe ndoshta ka ardhur koha per qentë anti-droge, ndërkohe qe kryetari i parlamentit ka thene se do njoftoj Policinë per zbulimin e gjurmëve te drogës se forte ne ambientet e te ashtuquajturës, “Nenës se Parlamenteve”.

Vendet e testuara aksesohen vetëm nga ata qe kane leje hyrje parlamentare apo vetëm nga vizitor qe sheqerohen neper ndërtesën e parlamentit nga personat qe do takojnë.

Përdorimi i drogës është shndërruar ne një problem gjithnjë e me shqetësues ne shoqerine britanike, aq sa Kryeministri Boris Johnson ka ndërmarre një sulm 10 vjeçar ndaj linjave telefonike te shpërndarjes se drogës te cilat po shkaktojnë trauma ne shoqëri. Jo pak linja te tilla te shpërndarjes se drogës janë zbuluar se drejtohen edhe nga kriminel shqiptare, dhe te disa kombësive te tjera, pervec krimineleve anglezeve. Duke folur per The Sunday Times, Boris Johnson i meshoj përdorimit te drogës edhe nga pjesëtare te shoqerise se mesme britanike dhe profesionisteve, te cilet sipas tij mendojnë se po kryejnë nje “krim pa viktima”.

Përdoruesit nga shtresa e mesme e shoqerise do mund te humbasin pasaportën si dhe patentat e makinës ne baze te planeve te kryeministrit Johnson. Tregu i drogës ne Britani dhe sidomos ne Londer është mjaft i madh dhe konsumimi i drogave te forta ne kryeqytetin britanik është nder me te përhapurit ne kontinentin evropian, por edhe me gjere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat