Suedia përforcon praninë e saj ushtarake në ishullin Gotland afër Rusisë

Evropë

Suedia përforcon praninë e saj ushtarake në ishullin Gotland afër Rusisë

Më: 16 janar 2022 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Suedia po përforcon praninë e saj ushtarake në ishullin Gotland, që është pjesa më e afërt e vendit me Rusinë.

Kjo vjen pasi bisedimet midis NATO-s, Shteteve të Bashkuara dhe Moskës, dështuan javën e kaluar.

Edhe pse Suedia nuk është anëtare e NATO-s, ajo është një aleate e ngushtë e aleancës ushtarake. Gotland ka vendndodhje strategjike në Detin Baltik dhe shtetet baltike të BE-së ndajnë të gjitha një kufi me Rusinë, shkruan Euronews.

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë po rriten pas dështimit të bisedimeve. Moska tani ka rreth 100 mijë trupa të vendosura pranë kufirit të Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat