​Lavrov: SHBA-të duan të shkatërrojnë Rusinë njësoj si Hitleri hebrenjtë

Evropë

​Lavrov: SHBA-të duan të shkatërrojnë Rusinë njësoj si Hitleri hebrenjtë

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 12:41
Sergei Lavrov

“SHBA vazhdon traditën e saj koloniale për të nënshtruar të gjithë dhe për të jetuar në kurriz të të tjerëve". Ministri i Jashtëm i Moskës, Sergei Lavrov ka hedhur akuza ndaj Perëndimit ndërsa thotë se qëllimi i Uashingtonit është ta shtypë ekonomikisht vendin e tij, Rusinë.

"Perëndimi mbështet Ukrainën për t'i dhënë fund "çështjes ruse", Von der Leyen tha se rezultati i luftës duhet të jetë disfata e Rusisë dhe një disfatë e tillë që nuk do të rimëkëmbet për dekada. A nuk është ky racizëm, nazizëm dhe një përpjekje për të zgjidhur çështjen ruse? Fjalë që bëjnë jehonë zgjidhja përfundimtare e çështjes hebraike, Holokausti i nazistëve kundër hebrenjve”, shprehet Lavrov.

Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm i Moskës Sergei Lavrov përgënjeshtroi lajmin që Rusia refuzon të negociojë me Ukrainën.

“Teza se Rusia refuzon të negociojë për Ukrainën është një gënjeshtër, Moska do të vazhdojë ta mohojë atë. Përshkallëzimi i konfliktit është i dukshëm, është si një top bore dhe fajin e ka Perëndimi, i cili nuk mund të qetësohet”, vijon të akuzojë Lavrov.

Komisioni i BE-së ndodhet në Kiev ku sot do të mbajë një samit me të gjithë qeverinë ukrainase. Takimi i paraprin samitit të nesërm BE-Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat