Momenti kur droni ukrainas godet direkt rafinerinë e naftës në Rusi

Evropë

Momenti kur droni ukrainas godet direkt rafinerinë e naftës në Rusi

Më: 25 mars 2024 Në ora: 14:16

Ukrainasit kanë arritur që të sulmojnë një rafineri tjetër të naftës në Rusi – duke goditur gjithashtu një prej termocentraleve më të mëdha në këtë shtet.

Videoja amatore nga rafineria e naftës Kuybyshevsky në Sarama, rreth 650 kilometra larg Ukrainës, shfaq dronin që fluturonte dhe më pas përplaset në rafineri – duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe zjarr të madh.

Dronët që goditën këtë rafineri ishin të llojit të njëjtë që u përdorën për të goditur rafinerinë Ryazan një ditë më parë – duke hedhur në një kullë.

E së fundmi është raportuar për një sulm tjetër mbi një termocentral të Rusisë – bëhet fjalë për Novocherkasskun që gjendet jo edhe aq larg kufirit me Ukrainën.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainës, janë shpeshtuar sulmet mbi rafineritë ruse, të cilat njëherit nga të hyrat e fituara financojnë makinerinë ruse që po kryen sulme mbi ukrainasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat