Po gërmonte dhe hapte istikame, artileria ukrainase shkatërron ekskavatorin rus në Kharkiv

Evropë

Po gërmonte dhe hapte istikame, artileria ukrainase shkatërron ekskavatorin rus në Kharkiv

Më: 25 mars 2024 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Forcat pushtuese ruse vazhdimisht përdorin ekskavatorë, që të hapin istikame dhe hapësira për fshehjen e municionit në fushëbetejë.

Një veprim i tillë është filmuar me dron nga ajri në rajonin e Kharkivit, ku një ekskavator rus u shkatërrua nga rojet kufitare ukrainase.

Derisa po gërmonte dhe kishte për mision që të hapë sa më shumë istikame brenda të cilave futen ushtarët rusë, ukrainasit e lokalizuan mjetin e rëndë motorik.

Pasi u siguruan që ishte i forcave pushtuese, njësitë e artilerisë morën dritën e gjelbër për ta sulmuar.

Pas vetëm dy predhave të shkrepura në drejtim të ekskavatorit, njëra prej tyre e goditi direkt duke e paaftësuar për punë të mëtutjeshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat