Parlamenti rus kërkon hetim të “organizimit të sulmit terrorist nga Perëndimi”

Evropë

Parlamenti rus kërkon hetim të “organizimit të sulmit terrorist nga Perëndimi”

Më: 27 mars 2024 Në ora: 12:10
Parlamenti rus

Hetuesit shtetërorë të Rusisë kanë thënë se do ta studiojnë një kërkesë të parlamentit për hetim të asaj që ata e quajnë “organizim, financim dhe kryejre të aktit terrorist” nga ShBA dhe vendet tjera Perëndimore.

Që prej sulmit në Crorus City Hall në Moskë, politikanë dhe media ruse kanë spekuluar për përfshirjen e Ukrainës dhe vendeve perëndimore, por pa siguruar të dhëna, raporton The Guardian.

Drejtori i agjencisë ruse të sigurisë ka thënë se ai besonte që Ukraina, bashkë me Amerikën dhe Britaninë e Madhe ishin të përfshira në masakrën që la të vdekur 139 persona.

Ka qenë Shteti Islamik që ka marrë përgjegjësinë për të shtënat në Moskë. Uashingtoni dhe Parisi kanë thënë se kanë të dhëna nga inteligjenca që konfirmojnë se grupi militant islamik qëndron pas sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat