Nxori thikën dhe sulmoi burrin e pafajshëm në tren – policia britanike në kërkim të dyshuarit

Evropë

Nxori thikën dhe sulmoi burrin e pafajshëm në tren – policia britanike në kërkim të dyshuarit

Më: 28 mars 2024 Në ora: 11:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Është duke vazhduar kërkimi për të dyshuarin që theri me thikë një burrë para pasagjerëve të tjerë të tmerruar në tren – derisa metroja është evakuuar mbrëmë në Londër si pasojë e një sulmi tjetër me thikë.

Burri ishte lënë me plagë të rënda, pasi u ther në tren në Beckenham në jug të Londrës gjatë të mërkurës mbrëma.

Deri më tani nuk është arrestuar askush, kurse policia ka filluar t’i ftojë për intervistim të gjithë dëshmitarët.

Fotografitë shfaqin të dyshuarin duke ecur rrugëve të Londrës i veshur me maskë dhe me një thikë të madhe

E nga transporti publik në Londër (TfL) kanë konfirmuar se një stacion i metrosë u mbyll për shkak të një incidenti të ngjashëm – ku raportohet se pati therje.

Deri më tani nuk raportohet nëse këto dy therje kanë lidhje me njëra-tjetrën, kurse në videon amatore shihet pasagjeri duke bërtitur dhe kërkuar që të ndalet tani – derisa i dyshuari e therte me thikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat