Kandiq thotë se nuk është civilizues distancimi nga rezoluta për Srebrenicën, i reagon Vuçiqi

Evropë

Kandiq thotë se nuk është civilizues distancimi nga rezoluta për Srebrenicën, i reagon Vuçiqi

Më: 12 prill 2024 Në ora: 07:30
Natasha Kandiq

Aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka shkruar në platformën “X”, se 11 korriku duhet të bëhet Dita Ndërkombëtare i Përkujtimit të Viktimave të Srebrenicës.

Deklarata e saj vjen pasi është në proces ndërkombëtar që të caktohet dita që përkujton gjenocidin në Srebrenicë, gjë që Beogradi e kundërshton.

Kandiq ka thënë se nuk është civilizues distancimi.

“Le të behet 11 korriku Dita Ndërkomëbtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës. Nuk është qytetërues të refuzosh rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës. Disa gjenerata të reja nuk do ta falin Serbinë e sotme që nuk ka forcë të distancohet nga e kaluara në të cilat nuk ka vepra të mira”, ka shkruar ajo.

Më pas asaj i ka reaguar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“Unë jam shumë i lumtur që ju vetë e vëni në dukje dallimin mes jush dhe meje”, ka shkruar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat