Orteku në Austri vret tre skiatorë holandezë

Evropë

Orteku në Austri vret tre skiatorë holandezë

Më: 12 prill 2024 Në ora: 08:24
Një person tjetër u shpëtua dhe u dërgua në spital.

Një ortek pranë vendpushimit austriak të skive Solden ka vrarë tre skiatorë nga Holanda.

Një person tjetër u shpëtua dhe u dërgua në spital.

Viktimat ishin pjesë e një grupi turne skish prej 17 personash që ishin në ngjitje me katër udhërrëfyes austriakë. Turneu i skive përfshin përdorimin e skive me lidhëse dhe lëkura të veçanta që bëjnë të mundur lëvizjen në bore, shkruan The Guardian.

Grupi po shkonte drejt një strehe malore në rreth 2 mijë e 500 metra mbi nivelin e detit kur orteku, i cili ishte rreth 80 metra i gjerë, goditi pak para orës 11 të mëngjesit të së enjtes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat