Princi Willam bën daljen e parë publike që nga njoftimi i Kate për kancerin

Evropë

Princi Willam bën daljen e parë publike që nga njoftimi i Kate për kancerin

Më: 12 prill 2024 Në ora: 10:30
Princi William dhe djali i tij i madh, Princi George

Princi William dhe djali i tij i madh, Princi George u panë për herë të parë në publik që nga njoftimi i Princeshës Kate se vuan nga kanceri.

Princi William së bashku me djalin e tij kishte zgjedhur ta shihnin ndeshjen e Aston Villas në Villa Park në Birmingham, shkruan The Independent,.

George mbante një shall të Aston Villas, ndërsa dyshja festuan fitoren 2-1 të klubit kundër Lille në ndeshjen e parë të çerekfinales së Europa Conference League.

Image
Princi William dhe djali i tij i madh, Princi George

Në mars, Princesha e Uellsit, Kate, zbuloi se po i nënshtrohej trajtimit për kancer me në një video-mesazh emocional pas muajsh spekulimesh për shëndetin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat