Kujtimet e Alexei Navalnyt publikohen në tetor

Evropë

Kujtimet e Alexei Navalnyt publikohen në tetor

Më: 12 prill 2024 Në ora: 10:35
Alexei Navalny

Kujtimet e shkruara nga lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny para burgimit dhe vdekjes së tij do të publikohet më vonë këtë vit.

Aktivisti politik “i shkroi vetë të gjithë kujtimet”, thanë botuesit Vintage për BBC.

Navalny filloi punën për librin e tij ndërsa po shërohej nga helmimi i tij në vitin 2020.

Ai vdiq në shkurt pas tre vitesh burgim për akuza që shihen gjerësisht si të motivuara politikisht.

Kujtimet e tij do të jenë “historia e plotë e jetës së tij: rinia e tij, thirrja e tij për aktivizëm, martesa dhe familja dhe përkushtimi i tij për kauzën e demokracisë dhe lirisë ruse përballë një superfuqie botërore të vendosur për t’ia heshtur”, tha Vintage.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat