Ishte në transmetim të drejtpërdrejt, sulmohet gazetari gjerman

Evropë

Ishte në transmetim të drejtpërdrejt, sulmohet gazetari gjerman

Më: 12 prill 2024 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Një ekip televiziv në Gjermani u sulmua nga një person mëngjesin e së premtes.

Gazetari dhe kameramani i kanalit të lajmeve “Welt” ishin para parlamentit të shtetit Thuringian në një transmetim të drejtpërdrejtë, kur ata u sulmuan nga një person, shkruan Bild.

Personi goditi gazetarin e Welts, Steffen Schwarzkopf fillimisht në pjesën e pasme të kokës dhe më pas në vesh.

“Përderisa ishin duke punuar, ata janë shqetësuar nga një burrë i panjohur fillimisht. Ai ofendoi gazetarët dhe goditi njërin prej tyre në fytyrë”, njoftoi zëdhënësja e policisë, Julia Neumann.

Policia po merret me hetimet rreth rastit pasi ende nuk e ka identifikuar 43 vjeçarin që sulmoi ekipin e gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat