Moska e dëbon ambasadorin slloven

Evropë

Moska e dëbon ambasadorin slloven

Më: 12 prill 2024 Në ora: 12:25
Pasaporte ruse të mbyllura në një kafaz.

Rusia e ka urdhëruar një diplomat slloven të largohet nga vendi, si hakmarrje ndaj vendimit të Sllovenisë për ta dëbuar një diplomat rus, njoftoi Ministria e Jashtme e Rusisë të premten.

Ministria tha se i ka thënë ambasadorit slloven se vendi i tij është përgjegjës për “shkatërrimin e marrëdhënieve dypalëshe” mes Rusisë dhe Sllovenisë.

“Ndiejmë keqardhje për këtë hap haptazi jomiqësor, në kontekst të qëndrimit të përgjithshëm të Lubjanës drejt shkatërrimit të marrëdhënieve Rusi-Slloveni”, thuhet në komunikatë.

Sllovenia e dëboi më 21 mars një diplomat rus për shkak të “veprimeve në shpërputhje me statusin diplomatik”./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat