Rritet numri i viktimave nga shpërthimi i hidrocentralit në Itali

Evropë

Rritet numri i viktimave nga shpërthimi i hidrocentralit në Itali

Më: 12 prill 2024 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Është rritur numri i viktimave nga shpërthimi i hidrocentralit që ndodhi në Bolonja, tre ditë më parë.

Shpërthim kishte ndodhur në hidrocentralin Enel në Bargi, në pellgun e Suvianës

Ekipet e shpëtimit italian kanë gjetur trupat e dy punëtorëve të fundit, duke e çuar numrin përfundimtar të të vdekurve në shtatë.

Derisa, në qytetin e Bolonjës u mbajt marsh proteste për shkak të vdekjes së punëtorëve në shpërthimin e hidrocentralit Bargi.

Shpërthimi ka rritur shqetësimet e sindikatave për sigurinë në vendin e punës në Itali, ku mbi 1000 njerëz humbën jetën gjatë punës vitin e kaluar, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat