Mijëra ushtarë rus po ikin nga lufta në Ukrainë – a u ka rënë morali luftëtarëve të Putinit?

Evropë

Mijëra ushtarë rus po ikin nga lufta në Ukrainë – a u ka rënë morali luftëtarëve të Putinit?

Më: 12 prill 2024 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Bëhet e ditur se mijëra ushtarë rus po ikin nga lufta në Ukrainë, ndërsa presin rezultatet e aplikimeve të tyre për azil në vendet perëndimore si Gjermania, Franca dhe SHBA-ja.

Që nga shtatori i vitit 2022, media e pavarur ruse Mediazona ka dokumentuar më shumë se 7,300 raste të dezertimit të ushtarëve, braktisje kjo e cila u gjashtëfishua vitin e kaluar.

Pas dezertimit, ushtarët kanë kontaktuar grupin e drejtuar nga aktivistët rus në Republikën e Gjeorgjisë, “Get Lost” për t’i ndihmuar, shkruan the Guardian.

Në total, grupi ka mbështetur më shumë se 26 mijë rus që kërkojnë të shmangin shërbimin ushtarak dhe ka ndihmuar më shumë se 520 ushtarë aktiv të largohen, gjë që tregon se ushtrisë ruse i ka rënë morali për luftë.

“Natyrisht, propaganda ruse po përpiqet të na shesë një histori që e gjithë Rusia e mbështet Putinin dhe luftën e tij. Por, kjo nuk është e vërtetë”, tha Grigory Sverdlin, kreu i grupit.

Ndryshe, ndërsa kërkesat për azil nga qytetarët rus janë rritur, politikanët ende nuk kanë vendosur nëse do t’i konsiderojnë rusët në mërgim si rrezik për sigurinë kombëtare.

Më pak se 300 shtetas rus morën statusin e refugjatit në SHBA gjatë vitit 2022, ndërsa më pak se 10 për qind e aplikantëve të vitit të kaluar morën një lloj mbrojtjeje nga autoritetet gjermane.

Edhe në Francë, kërkesat për azil janë rritur për 50 për qind midis vitit 2022 dhe 2023, me një total prej 3,400 personash. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat