Momenti kur makina e “tradhtarit ukrainas” hidhet në erë në një atentat kundër tij – pasi ai u pa duke ecur drejt saj

Evropë

Momenti kur makina e “tradhtarit ukrainas” hidhet në erë në një atentat kundër tij – pasi ai u pa duke ecur drejt saj

Më: 12 prill 2024 Në ora: 19:08
Foto nga vendi i ngarjes

Ky thuhet të jetë momenti kur një kolonel i diskutueshëm në shërbimet sekrete të Ukrainës, i cili kaloi në anën e Rusisë, i mbijetoi një atentati me bombë në makinë në Moskë.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për pamje që tregojnë momentin kur shpërthen vetura e tij, duke e lënë atë me plagë në krah dhe këmbë, për të cilat po trajtohet në spital.

Ish-nënkoloneli i SBU të Ukrainës, Vasily Prozorov, 48 vjeç, u pa duke ecur drejt automjetit të tij përpara shpërthimit.

Ai u pa më vonë në foto i ulur në pjesën e pasme të makinës, i plagosur.

Makina e tij u shkatërrua nga shpërthimi, por jeta e tij nuk është në rrezik, sipas raportimeve.

Ndërkohë një burim në shërbimet e urgjencës konfirmoi për mediat ruse se Prozorov u plagos pas aktivizimit të mjetit shpërthyes.

Burimi anonim tha se shpërthimi ndodhi kur Prozorov nisi makinën e tij jashtë shtëpisë së tij në veri të Moskës.

Media shtetërore ruse citoi një burim të afërt me Prozorov – gjithashtu në mënyrë anonime – i cili tha se ai ishte gjallë dhe se jeta e tij nuk ishte në rrezik.

Ndryshe, Prozorov konsiderohet si tradhtar në atdheun e tij.

Ai u transferua në Rusi ‘disa vite më parë’ dhe, siç raportohet, ka bashkëpunuar me shërbimet e inteligjencës ruse që nga viti 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat