LNG-ja ruse përbënte një të katërtën e importeve të gazit spanjoll në muajin mars!

Evropë

LNG-ja ruse përbënte një të katërtën e importeve të gazit spanjoll në muajin mars!

Nga: H.R Më: 13 prill 2024 Në ora: 11:29
Importe të mëdha ruse; Rusia ishte eksportuesi tjetër më i madh i LNG në Spanjë në mars të vitit 2023!

Gazi natyror i lëngshëm (LNG) nga Rusia përbënte pothuajse 26% të importeve të gazit të Spanjës në mars të këtij viti nga sa ishte 14.4% një vit më parë, shkruan Reuters.

Të dhënat nga operatori spanjoll i rrjetit Enagas treguan të mërkurën se Rusia ishte furnizuesi i dytë më i madh i vendit me gaz muajin e kaluar, pas Algjerisë. Dërgesat e LNG-së përbënin 65.5% të importeve të Spanjës, ndërsa pjesa tjetër vinte nëpërmjet tubacioneve.

Në periudhën nga janari në mars, Rusia ishte eksportuesi më i madh i gazit rus, duke përbërë 23 % e të gjitha  importeve të gazit spanjoll.

Importet e gazit të Spanjës ranë me 23.2 % gjatë muajit, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ekuivalente me 29,129 gigavat orë, tha Enagas në një deklaratë. Importet totale të gazit nga Algjeria arritën në 42% 

Në mars, ministrja spanjolle e Energjisë Teresa Ribera bëri thirrje për një qasje të përbashkët nga Komisioni Evropian për të ndaluar gazin rus, duke përfshirë LNG-në në det, si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022. Megjithatë, të ardhurat e Rusisë nga nafta dhe gazi, të cilat përbëjnë rreth 1/3 e totalit të të ardhurave buxhetore, dhe me 90% në muajin paraprak, krahasuar me marsin e vitit 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat