Daçiç akuzon turqit e gjermanët për gjenocid dhe për propozimin e rezolutës për Srebrenicën

Evropë

Daçiç akuzon turqit e gjermanët për gjenocid dhe për propozimin e rezolutës për Srebrenicën

Nga: F.B Më: 14 prill 2024 Në ora: 12:42
Ivica Daçiç

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç deklaroi se vendet që propozuan rezolutën për gjenocid në Srebrenic, duan kontestimin e Srpskes dhe etiketimin e serbëve si popull gjenocid, duke i quajtur gjermanët edhe turqit si cinik me propozimin tyre, që më herët kanë bërë gjenocid ndaj serbëve, shkruan “Beta”, transmeton “Bota sot”.

"Si mund të bëhet gjenocid në një komunë, gjenocid ka të bëjë me shkatërrimin e gjithë popullit, nuk ka logjikë”, tha ai, duke shtuar se perëndimi mendon se Serbia duhet votojë rezolutën pa marr parasysh interesin e popullit serb.

Drafti i rezolutës me të cilin 11 korriku shpallet Ditë të Kujtimit në gjenocidin në Srebrenicë në mbledhjen e mbyllur me 17 prill, pas të cilës ajo kalon në shqyrtim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, ka shkruar “Zëri i Amerikës.

Lidhur me situatën e krijuar në Lindjen e Mesme, Daçiç tha se “duhet ndaluar eskalimi i mëtejmë, pasi vazhdimi mund t'i komplikojë situatën dhe raportet”.

Daçiç nënvizoi se askush nuk mund parashikojë rrjedhën e situatës, por të gjithë duhet punuar në ndalimin e eskalimit dhe acarimit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat