Makth për 35-vjeçaren e cila po kërkonte të dashurin në stacionin e trenit, i riu që iu afrua për ndihmë tenton ta përdhunojë

Evropë

Makth për 35-vjeçaren e cila po kërkonte të dashurin në stacionin e trenit, i riu që iu afrua për ndihmë tenton ta përdhunojë

Më: 15 prill 2024 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Një 35-vjeçare në Kalamata ka përjetuar momente makthi kur është sulmuar nga një burrë që tentoi ta përdhunonte.

Sipas informacioneve nga mediat greke, gjithçka ka ndodhur të dielën (14/4) kur një 29-vjeçar i është afruar vajzës, e cila në atë kohë po kërkonte partnerin e saj në stacionin e trenit në Kalamata  dhe i ofroi ta ndihmonte duke i thënë se ai e dinte se ku ishte partneri i saj.

Vajza u bind dhe më pas autori e çoi në një zonë të izoluar të stacionit hekurudhor ku tentoi ta përdhunonte.

35-vjeçarja ka bërtitur dhe ka arritur të shpëtojë. Efektivët e policisë kanë kërkuar autorin dhe për pak kohë e kanë lokalizuar dhe vënë në pranga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat