Pro-rusët në Kroaci, vendi në krizë politike përballë zgjedhjeve parlamentare

Evropë

Pro-rusët në Kroaci, vendi në krizë politike përballë zgjedhjeve parlamentare

Më: 15 prill 2024 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Kroacia është përfshirë nga një krizë e brendshme politike, por që pritet të reflektojë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Assosiated Press thekson se, skandalet e korrupsionit që kanë prekur partinë qeverisë së rrezikojnë që të sjellin në pushtet një koalicion pro rus.

“Gjithçka është në rrezik në garën për parlamentin 151-vendësh të Kroacisë, jo vetëm për vetë vendin, por edhe për Evropën, pasi përballet me paqëndrueshmërinë nga pushtimi rus i Ukrainës”.

Zgjedhjet e përgjithshme do të vendosin përballë partinë konservatore në pushtet Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) të udhëhequr nga kryeministri Andrej Plenkoviq, kundër një aleance të partive të qendrës dhe të krahut të majtë të udhëhequr nga presidenti populist Zoran Milanoviq dhe Partia e tij Social Demokratike (SDP). Nëse konservatorët qëndrojnë në pushtet, vendi do të ruajë stabilitetin relativ politik dhe do të vazhdojë në kursin properëndimor në mbështetjen e Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë. Një sukses për SDP-në do të trondiste dominimin e gjatë të konservatorëve dhe krijimin e hapësirës për ndikim më të fortë pro-rus, të ngjashëm me ato Hungarisë dhe Sllovakisë.

“Milanoviq ka shprehur shpesh një qëndrim pro-rus gjatë luftës në Ukrainë, duke kundërshtuar trajnimin e ushtarëve ukrainas në Kroaci si dhe dërgimin e armëve në Ukrainë, sepse, sipas tij, kjo vetëm e zgjat luftën. Ai e quajti Plenkoviq një “frikacak të zakonshëm” për gjoja pengimin e tij që të marrë pjesë drejtpërdrejt në zgjedhje”.

Sondazhi i fundit përzgjedhjet e 17 prillit tregoi se konservatorët mund të rrëzohen në 60 vende nga66 që kanë në parlament. SDP do të fitonte 44 vende, tre më shumë se në vitin2020. Konservatorët e HDZ-së kanë mbajtur kryesisht pushtetin që kur Kroacia fitoi pavarësinë nga ish-Jugosllavia në 1991.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat