Sekuestrohen rreth 2 mln euro kokainë në portin e Igumenicës, ishte fshehur në një kamion frigorifer

Evropë

Sekuestrohen rreth 2 mln euro kokainë në portin e Igumenicës, ishte fshehur në një kamion frigorifer

Më: 15 prill 2024 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Një nga sasitë më të mëdha të kokainës vitet e fundit është sekuestruar në portin e Igumenicës. Sipas informacioneve të para, në një kamion frigorifer me targa greke, të fshehura me kujdes në vende të ndryshme, u gjetën gati 60 kg kokainë.

Kokaina u zbulua nga qeni i stërvitur Vlad, në një kasafortë të krijuar posaçërisht në pjesën e përparme të mjetit.

Drejtuesi grek i kamionit është arrestuar dhe rasti po hetohet më tej nga autoritetet.

Vlera e drogës së konfiskuar llogaritet nga 1.4 deri në 2 milionë euro.

Sipas informacioneve të para, destinacioni përfundimtar i kokainës ishte tregu grek, ndërkohë që hetimet vijojnë ende.

Tre ditë më parë në port u zbulua një sasi prej 225 kg kanabis hidroponik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat