Incident në konferencën e Ursula von de Leyen në Bruksel, akuzohet për mbështetje të Izraelit

Evropë

Incident në konferencën e Ursula von de Leyen në Bruksel, akuzohet për mbështetje të Izraelit

Më: 18 prill 2024 Në ora: 06:39
Ursula von de Leyen

Një fjalim i presidentes së Komiisonit Europian, Ursula von der Leyen këtë të mërkurë në Bruksel u ndërpre nga një pjesëmarrës në Samitin Evropian të Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Një burrë e akuzoi atë si një “kriminele” për mbështetjen e saj për Izraelin.

Ajo ishte gati të mbante fjalimin kur u ndërpre papritur nga një burrë që u ngrit në këmbë dhe hodhi akuzat:

”Zonja von der Leyen, jeni e arrestuar nga një qytetar. Ju akuzoheni për ndihmë për gjenocidin në Gaza. Ju keni shprehur mbështetje totale për Izraelin që në fillim të këtij gjenocidi”.

”Gjaku i fëmijëve palestinezë është në duart tuaja. Ju jeni një kriminele zonja von der Leyen. Ju duhet të jeni në Hagë dhe nuk duhet të jeni këtu. Ju jeni kriminele. Liri për Palestinën”, ishin fjalët e burrit që u nxor nga salla e konferencave për shtyp.

Von der Leyen nuk ka reaguar dhe nuk ka komentuar akuzat e ngritura ndaj saj.

Pas daljes së qytetarit ajo ka vijuar me fjalimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat