Abazoviqi takohet me Hillin: Gjithmonë kënaqësi të flasësh me të për promovimin e paqes në rajon

Evropë

Abazoviqi takohet me Hillin: Gjithmonë kënaqësi të flasësh me të për promovimin e paqes në rajon

Më: 18 prill 2024 Në ora: 12:20
Pamje nga takimi

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christophet Hill.

Kryetari i partisë Ura shkroi në “X” se ka gjithmonë kënaqësi të diskutojë me diplomatin amerikan.

Sipas tij, diskutimi ka qene për promovimin e paqes dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Është gjithmonë kënaqësi të flasësh me [ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beorgad] Christopher Hill në temën e promovimit të paqes dhe prosperitetit në rajon”, shkroi Abazoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat