Tërmet i fuqishëm në Turqi, njoftohet për dëme të konsiderueshme materiale

Evropë

Tërmet i fuqishëm në Turqi, njoftohet për dëme të konsiderueshme materiale

Më: 19 prill 2024 Në ora: 10:21
Turqi

Një tërmet i fortë ka goditur mëngjesin e kësaj të premteje Turqinë. 

Mediat turke raportojnë se, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.6, dhe epiqendra e tij ka qenë rrethi Sulusaray i Tokatit.

Tërmeti është ndjerë në krahinat përreth, ndërsa për fat të mirë nuk ka jetë të humbura, por vetëm dëme materiale.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Abdulkadir Uraloğlu, tha gjithashtu se “Nuk është hasur asnjë situatë negative në urat dhe rrugët në zonën ku ka rënë tërmetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat