Tragjike! Nëna e gjeti pa frymë dhe me shenja dhune, ndërron jetë vajza 1-vjeçare në Greqi! Mjekët: Fëmija është abuzuar seksualisht!

Evropë

Tragjike! Nëna e gjeti pa frymë dhe me shenja dhune, ndërron jetë vajza 1-vjeçare në Greqi! Mjekët: Fëmija është abuzuar seksualisht!

Më: 21 prill 2024 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Një ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur në ishullin Kos në Greqi, ku një fëmijë 1 vjeç, ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është dhunuar dhe abuzuar seksualisht.

Sipas Protothema, nëna 24-vjeçare e fëmijës, e cila është rome, ka konstatuar në orën 19:45 të pasdites së djeshme, vajza e saj e mitur kishte humbur ndjenjat.

Rreth orës 20:15 nëna e fëmijës ka lajmëruar ambulancën dhe në të njëjtën kohë një fqinjë i ka ofruar ndihmën e parë. Në orën 20:25, në banesën e tyre kanë mbërritur ekipet e shpëtimit, të cilët konstatuan se foshnja nuk merrte frymë ndërsa kanë vijuar përpjekjet për ta sjell në jetë.

Media greke shkruan se në orën 20:32 foshnja është pritur nga mjekët e Spitalit të Përgjithshëm të Kos, të cilët kanë konstatuar se fëmija nuk merrte frymë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, foshnja ka ndërruar jetë në orën 20:45.

Mjekët më pas vunë re se foshnja kishte mavijosje dhe gërvishtje në pjesë të ndryshme të trupit dhe gjithashtu gjetën shenja të abuzimit seksual. Mjekët, sipas informacioneve, kanë njoftuar policinë, ku gjatë këqyrjes së trupit kanë konfirmuar edhe atë që kanë raportuar mjekët.

Të dy, nëna e foshnjës e cila është shtatzënë dhe babai, u arrestuan dhe u dërguan në polici.

Mësohet se prindërit kanë raportuar pranë autoriteteve se dëmtimet e foshnjës dyshohet se kanë ardhur ose nga goditjet e vëllait të saj dyvjeçar ose disa aksidente, ndërsa për gjurmët e abuzimit seksual kanë deklaruar se nuk ditë asgjë.

Protothema shkakun se fëmijës do t’i kryhet autopsia, për të përcaktuar shkakun e vdekjes së saj. Hetimet paraprake vazhdojnë, ndërsa në banesën e familjes do të kryhen kontrolle.

Policia ka marrë deklarata si nga fqinjët ashtu edhe nga mjekët, ndërsa raportohet se babai i fëmijës dyshohet për pornografi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat