​Sanduloviq: SHBA duhet të lëshojë fletarrest ndaj Vuçiq për krime njerëzimi

Evropë

​Sanduloviq: SHBA duhet të lëshojë fletarrest ndaj Vuçiq për krime njerëzimi

Më: 24 prill 2024 Në ora: 20:39
Politikani serb Nikola Sanduloviq

Politikani serb Nikola Sanduloviq ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të detyruara të lëshojnë një urdhër arresti kundër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiqi duke përmendur përfshirjen e tij në krime kundër njerëzimit.

Viktimat përfshijnë figura të shquara si Vladimir Cvijan, ish-sekretari i Përgjithshëm i presidentit të Serbisë, Oliver Ivanoviq, ish-sekretari shtetëror i Ministrisë për Kosovën dhe Nikola Sanduloviq, presidenti i Partisë Republikane në Serbi.

“Kjo listë ofron një përshkrim gjithëpërfshirës, por jo shterues, të vrasjeve dhe persekutimeve që synojnë një grup specifik brenda parametrave të përcaktuar kohorë dhe gjeografikë”, ka shkruar Sanduloviq në rrjetin X.

Sanduloviq është rrahur sivjet brutalisht nga BIA serbe pas vizitës te varrezat e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat